16:15 / 25.08.2023
Mbrojtësi i Man Unitedit: Mezi presë të shoh Hojlund-in në aksion
F.Bytyqi/RTKLive
Mbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelof thotë se mezi pret të shohë Rasmus Hojlund në aksion.
Hojlund pak ditë më parë iu bashkua ‘Djajve të Kuq’ nga Atalanata. Sulmuesi i ri i skuadrës së Erik ten Hag mund të jetë në bankinë në sfidën e radhës të Unitedit kundër Nottingham Forest, ndeshje kjo që luhet këtë fundjave në kuadër të Premier League.
"Është i mrekullueshme”, tha mbrojtësi i Unitedit për “manutd.com”.
“Ai ende nuk ka qenë në gjendje të stërvitet me ne, por shpresojmë se ai do të shënojë gola për ne dhe do të na ndihmojë t’i fitojmë ndeshjet”.
“Mezi pres të punoj me të dhe shpresoj se ai shumë shpejtë do t’i bashkohet ekipit”, ka theksuar Lindelof.























