Vlorë, helmohen 41 turistë polakë, por gjendja nuk paraqitet kritike
BKT
Shqipëri

Vlorë, helmohen 41 turistë polakë, por gjendja nuk paraqitet kritike

RTSH

41 turistë polakë janë helmuar dhe janë paraqitur për të marrë ndihën e shpejtë në spitalin e Vlorës.

Dyshohet se helmimi është shkaktuar nga ushqimi i konsumuar. 

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Vlorë në një deklaratë  shpreh shqetësimin e thellë për incidentin e fundit, ku ishin të përfshirë disa pacientë të rinj nga Polonia, të cilët ishin me pushime në Shkodër e më pas kanë udhëtuar drejt Vlorës. 

Pas udhëtimit me anije në Vlorë, menjëherë, janë paraqitur për kujdes mjekësor pranë Spitalit Rajonal Vlorë, me të cilët kemi punuar ngushtësisht.

Sipas njoftimit situata e pacientëve nuk paraqitet kritike.

AKU Vlorë ndërkohë po heton përcaktimin e burimit dhe shkakut të kësaj incidence ushqimore që ka prekur pacientët. 

AKU po koordinohet me profesionistët e kujdesit shëndetësor në Spitalin Rajonal të Vlorës për t’u siguruar që pacientët të marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

AKU me këtë rast u bën thirrje operatorëve të kenë kujdes dhe të mos operojnë me shërbim ushqimi pa qenë të autorizuar e të licencuar lidhur me kriteret e sigurisë ushqimore dhe të kenë kujdes me kushtet e ruajtjes në temperaturat e larta të sezonit. 

AKU udhëzon konsumatorët të mos konsumojnë ushqime që kanë qëndruar për më shumë se 2 ore pas gatimit jashtë frigoriferit.

DRAKU Vlorë po bashkëpunon me autoritetet vendore shëndetësore dhe agjencitë ligjzbatuese për udhëheqjen e një hetimi toksikologjik lidhur me çështjen. 


MË SHUME NGA Shqipëri