Moti sot kryesisht me diell
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Në Fokus

Moti sot kryesisht me diell

RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

“Kjo situatë barike do të mundësoj që gjatë këtyre dy ditëve të vikendit të mbajë mot kryesisht me diell me pak vranësira të lehta të cilat mund të kenë shtrirje për gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.


MË SHUME NGA Në Fokus