14:48 / 27.08.2023
Edhe gjiganti italian e do asin e Fiorentinës
F.Bytyqi /RTKLive
Pas Mancehster Unitedit, është Napoli një tjetër klub i madh italian që është hedhur në sulm për asin e Fiorentinës, Amrabat.
Reprezentuesin i Marokut, prej kohësh është duke u kërkuar nga ‘Djajtë e Kuq’.
Por, sipas medieve italiane, tashmë për shërbimet e lojtarit që shkëlqeu në Kupën e Botës, është i interesuar edhe kampioni në fuqi i Italisë.
‘Napolitanët’ thuhet se do të provojnë që në ditët e fundit të afatit kalimtar të kësaj verë, të transferojnë 27-vjeçarin.
Man United dhe Napoli duket se do të bëjnë gare të ‘nxehtë’ për Amrabat, i cili thuhet se preferon një sfidë të re në karrierën e tij.























