Divock Origi rikthehet në Angli?
BKT
Sport

Divock Origi rikthehet në Angli?

F.Bytyqi /RTKLive

Divock Origi duket se po numëron ditët te AC Milan.

Origi sipas medieve italiane, është afër transferimit te klubi anglez, Sheffield United.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, nuk është në planet e trajnerit të ‘Rossonerëve’ Stefano Piolit.

E ardhmja e lojtarit thuhet do të jetë larg ‘San Siros’. Rikthimi në Angli shihet opsion më i mundshëm për Origin.

“Divock Origit drejt kalimit tek Sheffield United”, shkruajnë mediet italiane.

Ndryshe, mësohet se lojtari është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.