14:09 / 28.08.2023
Përfundon me sukses Kampi i Basketbollit
F.S/RTKlive
Nga 21 deri më 25 gusht është mbajtur me sukses kampi i basketbollit për moshat 8-16 vjet në katër qytete të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjakovë.
"Ky Kamp është organizuar nga 'Kosovo Basketball Heritage Academy' dhe Federata e Basketbollit e Kosovës. Pasi është mbajtur në katër qytetet e Kosovës, më 25 gusht në kryeqytetin e Kosovës është zhvilluar edhe 'All Star final' njëditor, ku janë shpallur në të dyja konkurrencat", thuhet në njolftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.























