Lajçak takon sot Vuçiçin në Beograd
BKT
Lajme

Lajçak takon sot Vuçiçin në Beograd

RTKlive

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, sot do të qëndrojë për vizitë në Beograd.

Ai pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndërsa paraprakisht është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Bledit në Slloveni.

Vizita e emisarit Lajçak vjen në kohën kur është paralajmëruar takimi i nivelit të  lartë, i cili pritet të realizohet gjatë muajit shtator.

Lajçak, ka njoftuar ditë më parë se në margjinat e Forumit Strategjik të Bled-it, ka pasur një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pjesë e përgatitjeve për takimin e radhës të nivelit të lartë, i cili duhet të mbahet në shtator.


MË SHUME NGA Lajme