Rruga Prekal-Kir, Rama: Do sjellë impuls të ri në zhvillimin turistik
BKT
Shqipëri

Rruga Prekal-Kir, Rama: Do sjellë impuls të ri në zhvillimin turistik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një postim në Facebook lu dërgon vazhdimin e punimeve që po kryhen në rrugën Prekal-Kir.

Ky është një projekt i financuar nga qeveria për Bashkinë e shkodrës dhe pritet që të sjellë një impuls të ri në zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit në këtë zonë.

“Mirmëngjesi dhe me punimet që po kryhen në rrugën Prekal-Kir, financuar nga qeveria shqiptare për Bashkinë e Shkodrës, si segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit, për të sjellë një impuls të ri zhvillimi turistik e agroturistik për një zonë mahnitëse, ju uroj një ditë të mbarë”,shkruan kryeministri Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri