Shorti i Europa League, duele interesante
Është tërhequr shorti i fazës së grupeve të Europa League për sezonin 2023/2024.
32 skuadrat pjesëmarrëse në këtë raund do të jenë të ndara me nga 8 grupe. West Ham, kampionët në fuqi, u shortuan në Grupin A me kundërshtarë si Olympiacos, Freiburg dhe ekipin serb Backa Topola.
Liverpool është skuadra më e kuotuar për të fituar trofeun evropian. Skuadra e Jurgen Klopp ndodhet në Grupin E me kundërshtarë si Lask Royal Union Sant Zhilua dhe Touluse.
Ndërkohë, Qarabag ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Redon Xhixha ndodhet në Grupin H dhe do të përballet me kundërshtarë si Leverkusen, Molde dhe Hacken.
Ndërkohë Sparta e Pragës ku luan mesfushori i Kombëtares Qazim Laçi do të jetë në Grupin C me skuadra si Rangers, Real Betis dhe Aris Limasol. Më 21 shtator do të nisin ndeshjet e para të grupeve.























