Pacientët e kryeqytetit tashmë me trajtim të shpejtë në Kardiologji
BKT
Në Fokus

Pacientët e kryeqytetit tashmë me trajtim të shpejtë në Kardiologji

Albulena Bytyqi / Radio Kosova

Nga ky muaj  pacientet  e urgjencës me Infarkt Akut të Miokardit do të trajtohen në departamentin e Koronografisë  pa pasur nevojë që të shkojnë ne Emergjencën e  QKUK-së. Zyrtarët shëndetësorë të Komunës së Prishtinës dhe qendrës kryesore spitalore të vendit thonë se ky trajtim shmang vonesat dhe ofron shërbim më efikas.

Pacientët e rajonit të Prishtinës që pësojnë infarkt akut të miokardit prej këtij muaji do të kenë mundësi që të marrin shpejt trajtimin e duhur në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë Invazive. Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, ka thënë se pacientet  do të dërgohen direkt nga Enti i Urgjencës së Komunës së Prishtinës.

“Projekti menaxhimi i infarktit akut të miokardit me elevim të segmentit ST, STEMI. Do të shkurtoj kohën e arritjes së një pacienti potencial, me sëmundje të zemrës deri në Kardiologji Invazive. Kështu që mund të shpëtojë jetë për pacientet të cilët mundën të vonohen”, tha Azizi për Radio Kosovën.

Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka thënë se  ky trajtim që  mundësohet  pas  një marrëveshje  mes Komunën e Prishtinës dhe SHSKUK-në është një program efikas, sidomos pacienteve që pësojnë infarkt akut.

“ST STEMI është një program shumë i rëndësishëm  përmes së cilit pacientët e Prishtinës që pësojnë infarkt akut të miokardit do të kenë mundësi që në kohë rekord të marrin trajtimin në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë Invazive, ku pacientët do të sjellën direkt për koronografi dhe stentim, pa e humbur kohën e çmuar”, tha Sadiku.

Edhe Drejtori i Qendrës  se Urgjencës në kryeqytet,  Avdyl Pacolli i tha Radio Kosovës, se  tash e tutje për pacientet e kryeqytetit do të jetë një lehtësim i madh pasi që të njëjtit do të kenë mundësi të një trajtimin me të shpejtë të pacientit dhe  shtimit të mundësive që të shpëtohen më shumë jetë.


MË SHUME NGA Në Fokus