23:23 / 03.09.2023
Lewandowski përcaktues në fitoren e Barcelonës
B.H. / RTKlive
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka qenë heroi i fitores së Barcelonës si mysafir ndaj Osasunës, me rezultat 2:1, për triumfin e tretë në këtë edicion në La Liga.
Gjigantët katalanas tani kanë dhjetë pikë, dy më pak se rivali kryesor Real Madrid.
Jules Kunde i dha epërsinë Barcelonës në momentet e fundit të pjesës së parë, por Osasuna barazoi me Avilan në minutën e 76-të.
Dhjetë minuta më vonë, Robert Lewandowski siguroi tre pikë për Barçën nga penalltia.























