Kryeministri Rama riformaton qeverinë, shkarkon dhe emëron ministra
RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar. Ai ka larguar 6 ministra nga qeveria, ndërkaq ka emëruar emra të rinj në skenën politike.
Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca, Edona Bilali dhe Milva Ekonomi janë 5 gratë që nuk do të jenë më pjesë e kabinetit qeveritar të Shqipërisë.
Ndryshimet e plota në Qeverinë shqiptare:
Ministër i Financave dhe Ekonomisë/ Emërohet Ervin Mete- Largohet Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit/ Emërohet Delina Ibrahimaj- Largohet Edona Bilali
Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale/ Emërohet Albana Koçiu-Largohet Ogerta Manastirliu
Ministër i Arsimit dhe Sporti/ Emërohet Ogerta Manastirliu- Largohet Evis Kushi
Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme/ Emërohet Igli Hasani-Largohet Olta Xhaçka
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit/ Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca
Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku
Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet): Largohet Milva Ekonomi























