Banka e Shqipërisë sjellë në kujtesë monedhën përkujtimore të Nënë Terezës
M.P. / RTKlive
Banka e Shqipërisë në 26 vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë, ka sjellë në kujtesë monedhën përkujtimore të cilën e kishte emetuar vite më parë.
“Ana e përparme: në qendër të monedhës qëndron një pëllumb i stilizuar në fluturim, si simbol i paqes. Ngjyra e pëllumbit dhe ajo e shiritave harkorë e harmonikë, që mbyllin formën rrethore të monedhës, është e njëjtë me atë të shamisë, në pamjen pas të monedhës. Në pjesën e poshtme, shkruhet vlera emërore, 200 Lekë. Në hark sipër, në formë simetrike, dy degë ulliri, si simbol i paqes që Nënë Tereza përcolli midis njerëzve”, ka njoftuar BSh për monedhën që doli në treg në vitin 2012.
Në anën e prapme duket portreti i Nënë Terezës i shoqëruar me portrtein e saj dhe me vitin e lindjes e të vdekjes.
“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe’, mbetet një nga shprehjet më frymëzuese të gruas, e cila në vitin 1979, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen”, ka shkruar Banka e Shqipërisë në facebook.
Ajo ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë dhe janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite me qindra vepra për të.























