Google rendit Tiranën të dytin qytet për nga rritja e vizitorëve
BKT
Shqipëri

Google rendit Tiranën të dytin qytet për nga rritja e vizitorëve

M.P. / RTKlive

Google ka publikuar të dhëna për rritjen e vizitave në shtete dhe qytete të ndryshme në nivel global.

Në postimin të cilin e ka shpërndarë kryeministri Edi Rama, Shqipëria është i treti shtet që ka përjetuar rritje të vizitorëve për 25%. Ndërkaq Tirana është qyteti i dytë pas Antaljës në Turqi që ka pësuar këtë ndryshim pozitiv.

“Edhe sipas të dhënave nga vetë Google, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm”, ka shkruar Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri