Osmani: Porti i Durrësit kursen kohën dhe koston e bizneseve kosovare
BKT
Foto/Edona Podvorica/ RTK
Lajme

Osmani: Porti i Durrësit kursen kohën dhe koston e bizneseve kosovare

E.Podvorica dhe A.Bela/RTK

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Shqipëri, sot ka vizituar Zyrën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Osmani, gjatë ditës së dytë të vizitës shtetërore që po zhvillon në Shqipëri, ka qëndruar edhe në qytetin e Durrësit.

Në një takim me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako është diskutuar për sezonin turistik, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me komunat e Kosovës.

Më pas, Presidentja Osmani dhe kryetarja Sako kanë vizituar Pikën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, me ç`rast kanë takuar drejtorin e Doganave të Kosovës, Agron Llugaliu dhe homologun e tij nga Shqipëria, Genti Gazheli.

Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e përdorimit të këtij Porti nga ana e bizneseve kosovare.

Sipas saj, kjo zyrë kursen kohën dhe koston, sikurse edhe e lehtëson operimin e bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.

Ndërkaq të dy drejtorët e doganave kanë prezantuar bilancin e shkarkimit të mallërave nga Kosova në këtë Port dhe mundësive për përdorim më të shumtë të tij në këtë funksion.

Ndryshe Zyra Doganore e Kosovës në portin e Durrësit vitin e kaluar nisi zhdoganimin e mallrave që kanë destinacion Kosovën.

Zhdoganimi i mallrave në portin e Durrësit i mundëson ekonomisë së Kosovës që praktikisht të ketë qasje në det, duke lehtësuar kështu depërtimin e bizneseve vendore në tregjet ndërkombëtare, raporton RTKlive.

Janë shumë kompani nga Kosova të cilat përdorin portin e Durrësit dhe këto kapacitete çdo vit për të zhdoganuar mallrat e tyre


MË SHUME NGA Lajme