Manastiri i Shën Marenës u shpëton flakëve
BKT
Shqipëri

Manastiri i Shën Marenës u shpëton flakëve

atsh

Bashkia Pogradec njoftoi se zjarri i rënë pranë Manastirit të Shën Marenës, nuk ka prekur Kishën e Shën Marenës.

“Nisur nga lajmi që po qarkullon në media se Manastiri i Shën Marenës është përfshirë nga flakët, ju bëjmë me dije se, pasditen e djeshme si pasojë e rrjedhjes së gazit një pjesë e ambjenteve të jashtme përreth kishës janë përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme materiale”

Bashkia Pogradec thekson se zjarri fatmirësisht nuk ka prekur Kishën e Shën Marenës e cila është monument kulture dhe as godinën e madhe të konakëve në pjesën ballore të kishës, por vetëm ambientet e vogla, në krah të kishës.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës kanë shkuar në  vendngjarje për verifikimin e dëmeve dhe marrjen e masave për rikthimin e tyre në gjendjen e mëparshme.


MË SHUME NGA Shqipëri