23:44 / 06.09.2023
Trajneri i Çekisë thotë se skuadra e Shqipërisë s`bën të nënvlerësohet
Uran Krasniqi/RTKLive
Trjaneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy ka thënë se Shqipëria nuk duhet të nënvlerësohet.
Ai ka folur të mërkurën një ditë para ndeshjes.
"Nëse dikush e nënvlerëson ekipin e tyre, sigurisht që nuk jemi ne. Është një ekip shumë i pakëndshëm me një numër individësh të mirë. Lojtarët që janë grumbulluar janë duke luajtur në liga të rëndësishme. Shumë prej tyre janë nga Seria A, kjo do të thotë se nuk janë lojtarë të dobët”, ka thënë Silhavy. "Ata janë të shpejtë përpara, shumë të rrezikshëm në fazën e tranzicionit, gjuajtës të shpejtë. Natyra e tyre është të shkojnë përpara, duan të shënojnë gola. Duhet të jemi sa më të vëmendshëm dhe të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes. Një gabim mund të vendosë".























