09:51 / 07.09.2023
Krasniqi: 7 Shtatori i 1990 shënon kthesë historike për Kosovën
F.S / RTKlive
Kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi në 33 vjetorin Kushtetutës së Kaçanikut ka thënë se 7 Shtator i 1990 është data që do të shënonte një kthesë historike për Kosovën, me miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut, e cila siç tha ai, përtej një akti juridik, ishte manifestim i guximit dhe vendosmërisë së popullit tonë për Kosovën Republikë.
“Kushtetuta e Kaçanikut, jo vetëm që përcaktonte bazat e shtetësisë së Kosovës, por edhe shpërfaqte unifikimin qytetar kundër represionit e diskriminimit në rrethanat e atëhershme. Nderimet më të larta për hartuesit dhe delegatët që e miratuan këtë dokument historik”, ka thënë kreu i PDK-së.























