Bianciardi: Masat ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe hap i kthyeshëm
BKT
Lajme

Bianciardi: Masat ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe hap i kthyeshëm

Sh.Ç/RTKlive

Shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, ka thënë se masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe hap i kthyeshëm. Sipas tij, kur të arrihet shtensionimi i situatës në veri në përputhje me rekomandimet e BE-së, Kosovës do t’i kthehet ndihma financiare dhe politike.

Bianciardi, ka theksuar stabiliteti politik është i rëndësishëm në sigurimin e prosperitetit të Kosovës.

“Situata aktuale politike na bën thirrje të gjithëve për shtensionim të situatës në veri. Në këtë drejtim, BE-ja ka miratuar një sërë masash për ta bërë të qartë mesazhin dhe ka pezulluar dispozitën për ndihmën financiare për Kosovën. Do të doja të theksoja se këto janë masa të përkohshme dhe hap i kthyeshëm. Shkalla jonë e plotë e asistencës financiare dhe angazhimit politik do të rifillojë sapo qeveria ta realizojë përshkallëzimin e situatës në përputhje me rekomandimet e BE-së”, ka deklaruar  ai.

Ai ka thënë se shpreson që shtensionimi të ndodhë sa më shpejt, në mënyrë që BE-ja ta kthejë fokusin e saj në reformën e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme