Edhe Jusiala largohet nga kampi gjerman për dy miqësoret
BKT
Sport

Edhe Jusiala largohet nga kampi gjerman për dy miqësoret

Uran Krasniqi / RTKLive

Jamal Musiala do t`i mungojë Gjermanisë në miqësoret me Japoninë dhe Francën. Kjo për shkak të një dëmtimi në shpinë, siç ka njoftuar Federata e Futbollit e Gjermanisë të enjten.

Gjithashtu të mërkurën pas disa problemeve sulmuesi Niclas Fuellkrug është larguar nga kampi dhe është kthyer në skuadrën e Borussia Dortmund, duke bërë që si zëvendësues të ftohet Thomas Muller, i cili kishte munguar te Kombëtarja që nga Kupa e Botës në Katar në 2022. 

Meqë Gjermania është vend organizator i Euro 2024, atëherë nuk merr pjesë në kualifikime, por megjithatë luan ndeshje miqësore.