Lajçak falënderon Gjermaninë për mbështetjen në dialogun Kosovë-Serbi
M.Miftari/RTKlive
I dërguari i veçantë i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, një javë para takimit të nivelit të lartë të Kosovës e Serbisë, në Bruksel, ka zhvilluar takime me Jens Plotner, këshilltarin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, të cilin e falënderoi për angazhimin dhe mbështetjen e Gjermanisë në këtë proces.
Lajçak, përmes rrjetit social “X”, bëri të ditur se ka pasur takime të rëndësishme me Jens Plotner, këshilltarin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, për të marrë mbështetje në progresin e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit në mes të Kosovës e Serbisë.
“Sot pata diskutime të rëndësishme me përfaqësues të diplomacisë gjermane për ecurinë e dialogut dhe gjendjen para takimit të javës së ardhshme. U përqendruam ne nevojën për progresin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Faleminderit Gjermanisë për mbështetjen e fortë”, ka shkruar Lajçak.
























