23:28 / 07.09.2023
Trajneri i Spanjës ka besim të madh te Yamal
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente ka thënë se ka besim të madh tek adoleshenti i Barcelonës, Lamine Yamal.
Ai ka grumbulluar rioshin për ndeshjet me Gjeorgjinë dhe me Qipron, por nuk ka treguar nëse ka ndarë minuta për të.
"Lamine më është dukur shumë mirë duke e parë në televizion, por duke punuar me të e kupton edhe më shumë potencialin e tij", ka thënë De la Fuente në një konferencë për shtyp të enjten. "Aktualisht, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ai është këtu për meritë të tij. Unë kam besim të plotë tek ai. Mendoj se ai është një lojtar i madh".























