Shqipëri, moti sot me kthjellime dhe temperatura deri në 36°C
BKT
Shqipëri

Shqipëri, moti sot me kthjellime dhe temperatura deri në 36°C

rtsh.al

Dita e premte moti në Shqipëri do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë jugore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit me vranësira e pakta deri mesatare në relievet kodrinore malore në lindje gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu në formën e pikave, të izoluara dhe afatshkurtra në relievet e larta malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do te jete relativisht intensive.

Temperaturat e regjistruara:

Në zonat malore temperaturat minimale pritet të jenë 14°C dhe vlerat maksimale 32°C 

Në zonat e ulëta temperaturat minimale pritet të jenë 15°C dhe vlerat maksimale 36°C              

Në zonat bregdetare temperaturat minimale pritet të jenë 17°C  dhe vlerat maksimale 35°C


MË SHUME NGA Shqipëri