Legjenda italiane: Interi patjetër duhet ta fitojë Scudetto-n
BKT
Sport

Legjenda italiane: Interi patjetër duhet ta fitojë Scudetto-n

F.Bytyqi/RTKLive

Ish sulmuesi i Interit Antonio Cassano insiston se duhet me patjetër ta fitojnë Serie A.

“Neurazzurët” e kanë nisur për mrekulli sezonin meqenëse deri më tani janë të pamposhtur.

Cassano për “Bobo TV” tha: “Tre fitoret nuk më befasojnë. Inter mund të luaj futboll dhe të mos vuajë dhe kjo më zemëron sepse e humbën Scudetton për dy vite. Para dy viteve ishin më të fortë, këtë herë e kanë obligim që ta fitojnë”.

“Është favorit absolut për ta fituar Serie A”.

Ndërkohë, Inter beson plotësisht se mund t’ia dalë prandaj edhe ka rinovuar kontratën me Simeone Inzaghin.