Elshani: Normaliteti është duke u kthyer në veri
RTKlive
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se sot kanë asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) për t’u futur në një fabrikë në Zubin-Potok.
Elshani tha për RTKlive se asistimi që Policia e Kosovës u bën institucioneve të ndryshme në veri nuk është i jashtëzakonshëm.
“Unë mund ta them se normaliteti është duke u kthyer, si u përket institucioneve apo agjencive të ndryshme të Republikës së Kosovës në veri", tha ai.
Ai tha sot ka asistuar AKP-në, por ka pasur raste kur kanë asistuar ATK-ën e Inspektoratin komunal, Federatën e Peshkatarëve kur kanë kërkuar asistencën tonë në ‘Ujman’, nuk është diçka e jashtëzakonshme.
"Kjo është hera e dytë që kemi asistuar AKP-në në atë fabrikë. Ne kemi pranuar një kërkesë nga AKP-ja, para disa ditëve dhe sot kemi ofruar asistencën tonë, do të thotë kanë qenë njësitë e veriut që kanë asistuar në atë vend. Sipas AKP-së ata kanë pronë aty dhe kanë shkuar që të verifikojnë disa pajisje aty", theksoi ai.
Sipas tij është hera e dytë që në kanë asistuar AKP-në në atë vend, sepse herën e para ka qenë e mbyllur dhe sot kanë kërkuar që të hapet me forcë.
"Ajo është hapur është duke u verifikuar nga ana e AKP-së”, ka theksuar Elshani për RTKlive.























