Në Lagjen e Boshnjakëve kanë nisur ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve
Valjete Shala/RTK
Në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës kanë nisur ndërtimet e shtëpive të shqiptarëve, të larguar me dhunë që nga viti 1999. Me investim të Qeverisë së Kosovës, një nga to që po ngrihet është edhe ajo e Erhan Rrakatelit.
Erhan Rrakatelit , iu dogj shtëpia në veri më 1999. Që nga ajo kohë ai bashkë me tre vëllezërit të tij jetuan me qira dhe disa herë ndërruan adresën e banimit në Mitrovicën e Jugut.
Por, së shpejti familja e Erhan Rrakatelit do të bëhet me shtëpi, e punimet veçse kanë filluar.
Rrakateli për RTK-na ka kujtuar kohën ku jetuan në shtëpinë e tyre të vjetër.
Familja Rrakateli është njëra nga shumë familjet të cilave kanë nisur t'u ndërtohet shtëpia. Megjithatë, edhe shumë të tjera vazhdojnë të mos e gëzojnë të drejtën që të kthehen në trojet e tyre në pjesën veriore të Mitrovicës.























