Kryetari i SPRTK-së Hoxha i reagon Ramadanit
BKT
Lajme

Kryetari i SPRTK-së Hoxha i reagon Ramadanit

RTKlive

Pas vendimit të bordit të RTK-së për raportim të punës nga ana e punëtorëve, ndaj deklarimit të kryetarit Komisionit për Media, Valon Ramadani, ka reaguar kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha.

Ai në një shkrim në "Facebook", ka thënë se nga Ramadani ka pritur të reagojë kundër, siç u quan ai skandale dhe paligjshmëri te cilat nuk kanë të ndalur në RTK.

Hoxha tha se nga deputeti Ramadani ka pritur që do të na jap lajmin për çështjen e pronës së RTK-së, financimit të qëndrueshëm dhe të pavarur dhe që Transmetuesi Publik nuk do ta ketë me buxhetin me të voglin se çdo Transmetues tjetër Publik në rajon e më gjerë.


MË SHUME NGA Lajme