20:33 / 09.09.2023
Mirënjohje për Albert Bunjakun
F.Bytyqi /RTKLive
Pak minuta para fillimit të ndeshjes Kosovë-Zvicër, FFK ka ndarë një mirënjohje për ish-sulmuesin e ‘Dardanëve’ Albert Bunjakun.
Bunjaku kishte dhënë kontribut të madh në periudhën kur Kosova nisi garat evropiane.
‘Dardanët’ dhe Zvicra do të ballafaqohen në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për EURO 2024.























