Statuja e Nënë Terezës inaugurohet në Bruksel
BKT
Në Fokus

Statuja e Nënë Terezës inaugurohet në Bruksel

E. Hoti / RTKlive

Statuja e Nënës Terezë është inauguruar në Kishën “Notre Dame de Laeken”, në Bruksel.

Kjo u bë e ditur nga ambasadori i Kosovës, Agron Bajrami.

Bajrami ka shkruar se inaugurimi i statujës së shenjtores shqiptare dhe laureates së Çmimit Nobel për Paqe vetëm sa e theksoi mesazhin e paqes që Nëna Terezë barti në jetë dhe amshim.

“Paqja dhe dashuria mes njerëzve, në një botë plot mirësi, me Nënën Tereze si simbolin e saj, u festua në Meshën e Shenjtë, në Kishën Notre Dame de Laeken, në Bruksel.

Inaugurimi i statujës së shenjtores shqiptare dhe laureates së Çmimit Nobel për Paqe vetëm sa e theksoi mesazhin e paqes që Nëna Tereze barti në jetë dhe amshim”, ka shkruar Bajrami.


MË SHUME NGA Në Fokus