08:59 / 11.09.2023
Në Shkup përurohet busti i Nënë Terezës, merr pjesë edhe Osmani
F.S / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë ne ceremoninë e përurimit të bustit të Nënës Terezë në hapësirën e Ambasadës së vendit tonë në Shkup.
Zyra e Presidencës së Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se kjo ceremoni pritet të ndodhë rreth orës 18:00.
Përveç Osmanit, të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.























