Shqipëri, Parlamenti voton 5 nga 7 ministrat e rinj
BKT
Lajme

Shqipëri, Parlamenti voton 5 nga 7 ministrat e rinj

rtsh.al

Parlamenti i Shqipërisë miratoi 5 nga 7 dekretet e Presidentit të Republikës për ndryshimet në qeveri.

Dekretet për ministrin e Financave, Ervin Mete, dhe për ministren e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, do të votohen të enjten, thanë burimet nga zyra e shtypit e Kuvendit.

Parlamenti sot liroi nga detyra e drejtuesit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare, z. Mete, duke i hapur rrugë votimit të tij pas tre ditësh.

Në parlament mungoi kryeministri Edi Rama, por kjo nuk e pengoi shumicën qeverisëse të arrijë kuorumin e votave në votëbesimin e ministrave të rinj.

Me 73 dhe 72 vota u miratuan Ogerta Manastirliu, Anila Denaj, Albana Koçiu dhe Igli Hasani. Ministrat do të betohen nesër në presidencë sapo Presidenti të kthehet nga Maqedonia e Veriut. Seanca e sotme u zhvillua pa debat për shkak se kështu e parashikon rregullorja e Kuvendit.

Opozita i kundërshtoi dekretet jashtë parlamentit.

Berisha deklaroi për gazetaret se këto emërime janë përpjekje për të mbuluar korrupsionin, ndërsa Gazment Bardhi tha se kryeministri nuk ka kurajë të përballet.


MË SHUME NGA Lajme