Ahmeti takoi presidentin Begaj: E ardhmja e Shkupit dhe Tiranës është në BE
M.Miftari/RTKlive
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar sot në Shkup, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron në Shkup në kuadër të “Procesit Bërdo-Brioni”.
Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet bilaterale, integrimi evropian, mbështetja e ndërsjellë, si dhe procesi i ndryshimeve kushtetuese, ishin pjesë e bisedës në takimin mes Ahmetit dhe Begajt.
Bashkëpunimi mes dy vendeve është cilësuar në nivel të lartë në të gjitha sferat, pa asnjë çështje të hapur.
“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë, tashmë, po realizojnë shumë projekte bashkë, përfshirë ato në sferën ekonomike dhe infrastrukturore si: Porti i Thatë, në Strugë, kontrolli përbashkët kufitar, hekurudha që do të lidhë dy vendet, si dhe Korridori i 8-të”, thuhet në njoftim.
Rruga e integrimit evropian, që po ecën Shkupi me Tiranën, është vlerësuar me rëndësi të veçantë.
“Dy vendet tona kanë nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndërsa mbështetja e ndërsjellë është më se e domosdoshme në këtë proces kyç”, theksohet në njoftim.
Tutje, në takim,. Mes tjerash janë trajtuar edhe çështje të tjera, sikundër është procesi i ndryshimeve kushtetuese, ku kryetari Ahmeti e ka informuar presidentin Begaj për gjithë ecurinë dhe iniciativat deri më tani, përfshirë edhe formimin e Frontit Evropian.
























