17:59 / 12.09.2023
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit e renditjen e kandidatëve
ATSH
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, që do të mbahen në Kukës më 24 shtator.
Në mbledhjen e sotme KQZ miratoi gjithashtu edhe renditjen e kandidatëve për kryetar bashkie në Bashkinë e Kukësit, ku numrin një në fletën e votimit do ta mbajë kandidati i PS-së, Albert Halilaj, ndërsa numrin dy Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Në fletën e votimit do të vendoset emri i kandidatit, si edhe logo e subjektit politik dhe koalicionit zgjedhor.
Më 24 shtator qytetarët e Kukësit do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.























