18:58 / 12.09.2023
Futbollistët e Kosovës drejt stadiumit të Bukureshtit
Fatmir Bytyqi/RTKLive/Bukuresht
Futbollistët e Kosovës nisen drejt stadiumit Nacional, aty ku do te luhet ndeshje me Rumaninë.
Takimi i vlefshëm për eliminatoret e Evropianit 2024 fillon sonte në ora 20:45.
Kjo është ndeshja e dytë e Kosovës me Rumaninë brenda vitit. E para që ishte luajtur në Prishtinë ishte mbyllur baras.
Në Grupin I që e kryeson Zvicra, pas pesë ndeshjeve Kosova gjendet në pozitën e parafundit me 4 pikë.
Ballafaqimi i sontëm me Rumaninë pritet ta sqarojë rrugën e Kosovës drejt Euro 2024. 























