Mbyllet raundi i parë, 16 mijë studentë të regjistruar në universitete
BKT
Shqipëri

Mbyllet raundi i parë, 16 mijë studentë të regjistruar në universitete

rtsh

Raundi i parë i regjistrimeve për në universitet është mbyllur këtë fillim jave dhe deri më tani rezultojnë rreth 16 mijë studentë, të cilët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, shifër kjo që tregon se për raundin e dytë ende mbeten shumë kuota të lira, por jo në programet më të preferuara nga të rinjtë.

Disa programe studimi në rrethe rrezikojnë të mbyllen apo pezullohen për shkak të një numri të kufizuar studentësh të regjistruar deri tani.

Të gjithë kandidatët për student të cilët nuk kanë fituar ende një program studimi, do të kenë mundësi të aplikojnë në raundin e 2-të më 15 shtator për të renditur 10 preferencat e tyre.

Pas raundit të dytë kandidatët për studentë do të kenë mundësi të aplikojnë edhe në një fazë të hapur për të plotësuar kuotat e lira në universitetet e ndryshme të vendit.


MË SHUME NGA Shqipëri