Verratti e vazhdon karrierën në Katar
BKT
Sport

Verratti e vazhdon karrierën në Katar

Uran Krasniqi / RTKLive

Mesfushori i Italisë, Marco Verratti është larguar nga Paris Saint-Germain për t`iu bashkuar skuadrës së Katarit, Al Arabi. Njoftimi është bërë të mërkurën nga klubi i Ligue 1.

Sipas mediave italiane, Al Arabi për shërbimet e italianit ka paguar rreth 45 milionë euro. 

“Jam shumë krenar që kam veshur fanellën e Paris Saint-Germain për më shumë se një dekadë, kam pasur përkrah shumë lojtarë të mëdhenj dhe kam fituar tridhjetë trofe”, ka thënë Verratti për faqen e klubit nga Parisi.

Verratti i ishte bashkuar PSG-së në vitin 2012 nga klubi i qytetit të tij, Pescara. 

Italiani nuk ka qenë pjesë e planeve të trajnerit të ri, Luis Enrique.