Kurti e Guerot flasin për marrëdhëniet bilaterale dhe takimin e Brukselit
F.Sertolli / RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, çështjet aktuale dhe për takimin e nesërm të nivelit të lartë në Bruksel, pritjet nga ai takim dhe për rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.
Nga ana e tij, ambasadori Guerot e ka uruar kryeministrin për kandidaturën e suksesshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe ofroi ndihmën dhe përvojën e Francës nga organizimi i këtyre lojërave në vitin 1993, njofton zyra e kryeministrit.
Kryeministri Kurti e mirëpriti gatishmërinë e Francës për mbështetje, teksa tha që si Kosovë synojnë të mësojnë nga Franca dhe të bashkëpunojmë për organizim sa më të mirë.























