21:06 / 13.09.2023
Prishtina gjysmëfinalistja e parë e Superkupës
Uran Krasniqi / RTKLive
Sigal Prishtina nuk e ka pasur vështirë në çerekfinalen Superkupës së Kosovës në basketboll kur është ndeshur me Istogun. E ka mposhtur me rezultat 89:71 (30:10, 18:16, 21:18, 20:27).
Te Prishtina u dalluan Steven Davis me 17 pikë, Devoe Joseph me 13 pikë e shtatë kërcime dhe Lejon Zeqiri me 14 pikë e katër kërcime, kurse më të mirët te Istogu ishin Arian Azemi me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Mattheë Lang me 18 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.
Kryeqytetasit do të ndeshen me fituesin e ndeshjes Trepça-Bashkimi. Ndeshja gjysmëfinale do të zhvillohet të premten.























