Aktori Petrit Malaj emërohet ambasador i ri i Shqipërisë në Kosovë
BKT
Shqipëri

Aktori Petrit Malaj emërohet ambasador i ri i Shqipërisë në Kosovë

Sh.Ç /RTKlive

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka emëruar ambasador në Kosovë, aktorin e mirënjohur Petrit Malajn. Ai ka liruar nga detyra ambasadorin e deritanishëm, Qemajl Minxhozi.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorëve në përfundim të mandateve në Kosovë, Kuvajt, Çeki, Rumani, Slloveni, Sllovaki, Danimarkë dhe Ukrainë, si dhe është bërë emërimi i ambasadorëve të rinj.

Presidenca ka njoftuar se:

Petrit Malaj është emëruar në detyrën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës. Presidenti ka dekretuar largimin nga detyra të Qemal Minxhozit.

Ilir Hysa është emëruar si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, dhe Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut, jorezident. Presidenti ka dekretuar largimin nga detyra të Saimir Balës.

Ilir Tepelena është emëruar Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident. Presidenti ka dekretuar largimin nga detyra të Ilirian Kukës.

Enkeleda Mërkuri emërohet si Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident. Presidenti ka dekretuar largimin nga detyra të Ilir Tepelenës.

Oljan Kanushi emërohet Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident. Dekretohet largimi nga detyra i Pëllumb Qazimit.

Mimoza Halimi është emëruar Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, dhe Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë,  Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident. Presidenti ka dekretuar largimin nga detyra të Shpresa Kuretës.

Sokol Dedja emërohet Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident. Presidenti ka dekretuar largimin nga detyra të Elida Petoshatit.

Enkeleda Mërkuri lirohet nga detyra e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë, rezident.


MË SHUME NGA Shqipëri