Në Shqipëri, shkatërrohen 23 grupe të shpërndarjes së drogës
BKT
Shqipëri

Në Shqipëri, shkatërrohen 23 grupe të shpërndarjes së drogës

23 grupe të shpërndarjes së lëndëve narkotike janë shkatërruar në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Vlorë, në operacionin policor të koduar “Tempulli”.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka thënë se do të bëhet edhe një analizë për mënyrën sesi ky operacion u zhvillua dhe finalizuar. Ai tha se do të bëhen vetëpastrime nga radhët e policisë, për të gjithë ata punonjës policie që bëhen palë me grupet kriminale.

“Do të paraqesim paketë për dyfishim të dënimit të krimeve që ndodhin brenda perimetrit të sigurisë së shkollave, për shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve narkotike. Ky është vetëm fillimi! Nxis policinë  e shtetit ta ruaj këtë qasje të re të luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike”, ka theksuar Balla.

Kurse, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka deklaruar se në pranga kanë rënë 233 persona.

“Janë sekuestruar kanabis, kokainë, heroinë, ekstazi, armë zjarri dhe armë të ftohta, vlera monetare e aksesorë që shërbejnë për paketimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike”, tha Rrumbullaku.

Operacioni policor u zhvillua në kuadër të masave për garantimin e sigurisë në shkolla. Në total, janë sekuestruar 829 kg kanabis (një pjesë e së cilës ishte përpunuar në formë kanabisi), 1.5 kg heroinë, 15.5 kg kokainë dhe 5.2 kg ekstazi.


MË SHUME NGA Shqipëri