18:56 / 14.09.2023
Ekipet kosovare të volejbollit në rërë mbyllin garat në Heraklion 2023
Uran Krasniqi/RTKLive
Ekipet e volejbollit në rërë kanë mbyllur garimin në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023.
Sipas njoftimit nga Komiteti Olimpik i Kosovës, djemtë pas fitores ndaj Marokut 2:1 në sete (21:23, 22:20, 15:9), u ndalën në 1/16 e finales, pasi u mundën nga Greqia 2:0 (21:16, 21:12) në sete.
"Në total, ata shënuan një fitore dhe dy humbje.
Ndërkohë, vajzat pësuan humbje edhe ndaj Qipros 2:0 (21:16 dhe 21:19) në sete. Në total pësuan dy humbje në grup.
Iu urojmë suksese ekipeve tona në garat e ardhshme ndërkombëtare", ka shkruar KOK.























