Balla me ministrin italian: Të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkufitar
N.M. /RTKlive
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka pritur në një takim homologun italian Mateo (Matteo) Piantedosi me të cilin ka diskutuar në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar.
Balla, në një postim në Facebook, ka thënë se me ministrin Piantedosi, diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar.
“Me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Italisë Matteo Piantedosi, diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar që Italia i ka dhënë Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan Balla.























