Hebestreit: Zhgënjyes për mossuksesin e dialogut
M.Miftari/RTKlive
Steffen Hebestreit, zëdhënës i qeverisë gjermane, ka reaguar për takimin e djeshëm në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Ai, përmes rrjetit social “X” ka shkruar se është shumë zhgënjyese për mossuksesin e takimit të djeshëm, duke u shprehur se “pengimi nuk do të na nxjerrë nga kriza”.
Sipas tij, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga BE, është mënyra e vetme e zgjidhjes, teksa shtoi se Gjermania do të vazhdojë të punojë intensivisht me partnerët e saj për këtë çështje.
“Shumë zhgënjyese që takimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ishte sërish i pasuksesshëm. Pengimi nuk do të na nxjerrë nga kriza. Dialogu për normalizimin, i udhëhequr nga BE-ja, është mënyra e vetme për zgjidhje. Gjermania do të vazhdojë të punojë intensivisht me partnerët e saj për këtë”, ka shkruar Hebestreit, zëdhënës i qeverisë gjermane në rrjetin social “X”.
























