Parashikimi i motit për Kosovë dhe Shqipëri
RTKLive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon një mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës së sotme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri në mesatare, njofton IHMK.
Edhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri bëri të ditur, se për ditën e diel moti do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira mesatare, ndërsa në orët e pasdites edhe me reshje shiu në pjesën lindore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek,ndërsa përgjatë vijës bregdetare veriperendimore dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8-10m/sek.
Temperaturat do të shkojnë nga më e ulëta në Gjirokastër 13 gradë celsius deri më e larta në Berat më 32 gradë Celsius.























