Haradinaj apelon për më shumë kujdes në komunikacion
BKT
Lajme

Haradinaj apelon për më shumë kujdes në komunikacion

M.Sh/RTKLive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka apeluar tek qytetarët për kujdes në komunikacion pas aksidenteve të shumta që po rezultojnë me humbje jetësh.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se nuk është në pyetje vetëm jeta e dikujt, por edhe e të tjerëve.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i përcjell lajmet për tragjeditë në komunikacion, të cilat rezultuan me humbje jete, fatkeqësisht. Apeloj te çdo pjesëmarrës në komunikacion për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave. Nuk është vetëm jeta juaj në lojë, por edhe jeta e të tjerëve”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka apeluar edhe tek Policia e Kosovës për më shumë vigjilencë.

"Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilent dhe të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Bashkëndjejmë me familjet e viktimave, lutemi për shërim sa më të shpejt të të lënduarve!", është shprehur Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme