Shoqata e Gazetarëve Sportivë reagon për gazetaren Emra
Uran Krasniqi/RTKLive
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetares së sportit, Ulpiana Emra.
Ngjarja ka ndodhur të dielën në Suharekë teksa është zhvilluar finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll.
"Kolegia jonë ishte në detyrën e saj kur u godit me shishe nga shikuesit në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në basketboll, Trepça - Peja, që u zhvillua të dielen në Suharekë.
Aktet e tilla të dhunës në terenet sportive janë të papranueshme dhe si të tilla i dënojmë fuqishëm.
Në organizimin e ngjarjeve sportive, duhet të ofrohen kushte të favorshme për gazetarët që të kryejnë punën e tyre.
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, kërkon nga organet e rendit që aktet e tilla të parandalohen dhe persona të dhunshëm të marrin dënimet e merituara", ka theksuar kjo shoqatë.























