09:01 / 18.09.2023
Moti në Shqipëri, i kthjellët e me vranësira mesatare kalimtare
ATSH
Shërbimi Meteorologjik bën të ditur se për ditën e hënë, në Shqipëri, do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira mesatare kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, përgjatë vijës bregdetare kryesisht në bregdetin jugor dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8-10m/sek.























