Autobusi ngjyrë rozë fillon qarkullimin në Prishtinë
BKT
Foto: Komuna e Prishtinës
Në Fokus

Autobusi ngjyrë rozë fillon qarkullimin në Prishtinë

V.Thaçi e V/Shala/ RTKlive

(E plotësuar, ora 13:00) Në Prishtinë ka filluar qarkullimi i autobusit të Trafikut Urban me ngjyrë rozë. E gjithë kjo në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.

Për ata që bëjnë mamografinë, do të udhëtojnë falas. Kjo nismë është bërë në kuadër të fushatës vetëdijesuese ‘Race for the Cure Prishtina 2023’. Kjo kampanjë synon të nxisë ndërgjegjësimin për një çështje të rëndësishme shëndetësore siç është kanceri i gjirit

Nisja bëhet në rrugën “Luan Haradinaj”, konkretisht te NewBorn-i dhe e gjithë kjo në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.

Shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas edhe në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare: në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF në Veternik.

Mund të jetë një imazh i rimorkiator dhe teksti


MË SHUME NGA Në Fokus