Serbia i rehaton anëtarët e Listës Serbe në institucionet ilegale në Kosovë
BKT
Lajme

Serbia i rehaton anëtarët e Listës Serbe në institucionet ilegale në Kosovë

A.B/ RTKlive

Serbia po vazhdon avazin e vjetër, duke i rehatuar anëtarët e Listës Serbe në institucionet ilegale që veprojnë në Kosovë.

Në një dokument që e ka siguruar RTKlive, shihet se dy zyrtarë të lartë të Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Dalibor Jevtiq, janë emëruar nga Qeveria e Serbisë Këshillin e Universitetit Paralel Ilegal të Prishtinës (me seli në Mitrovicën e Veriut).

Përfaqësuesit politik të serbëve në Kosovë në vazhdimësi krahas pagave që kanë marrë nga institucionet e Kosovës janë angazhuar edhe në pozita të ndryshme në strukturat paralele të financuara nga Serbia.


MË SHUME NGA Lajme