Osmani: Roli i SHBA-ve, kyç për të përfunduar procesi i dialogut
BKT
Lajme

Osmani: Roli i SHBA-ve, kyç për të përfunduar procesi i dialogut

Afet Bela/ RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se gjatë qëndrimit të saj në Nju Jork është takuar me nënsekretarin e Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së, Derek Chollet dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Presidentja Osmani tregoi se temë diskutimi ka qenë edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj, roli i SHBA-ve është kyç për të përfunduar ky proces. Ajo po ashtu ka shkruar në “X” për rëndësinë e qasjes parimore ndaj zbaitmit të marrëveshjeve.

”Me Chollet dhe Escobar diskutuam zhvillimet në dialog. Theksova rëndësinë e një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve dhe se roli i SHBA-ve është kyç për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes reciproke”, shkroi Osmani.


Edhe këshilltari i Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së, Derek Chollet, ka shkruar për takimin ne presidenten Osmani.

"Diskutim i mirë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, për angazhimin tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për t'u angazhuar urgjentisht në Dialogun e Lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë - çelësi i stabilitetit rajonal dhe integrimit në BE", ka shkruar ai në "X'.


MË SHUME NGA Lajme